Ministrja gjermane thirrje qytetarëve: Strehoni në shtëpi emigrantët!

Shteti gjerman po has në vështirësi të mëdha në gjetjen e hapësirave për strehimin e azilantëve, pasi numri i tyre po rritet me ritme të shpejta. Autoritetet gjermane po përballen me masa emergjente në plotësimin e kushteve të azilkërkuesve, teksa së fundmi po përdorin ambientet e ekspozitave apo manastireve. Rreth 190 emigrantë të ardhur të shtunën në Gjermani u strehuan në një ekspozitë në Karslruhe.

Ambienti brenda ekspozitës në të cilin strehohen azilantët është 7500 m katrorë dhe pret rreth 500 azilantë në javë. Në të janë vendosur tenda dhe dyshekë për pritjen e tyre. Qeveria për shkak të kushteve të emergjencës po negocion gjithashtu me drejtuesit lokalë në Herenberg për lirimin e disa ndërtesave që përdoren për trajnimin e specialistëve të informatikës, ndërsa po vëzhgon të gjitha ekspozitat në rajonin e Baden­vurtenbergut, nëse mund të përdori ndonjërën prej tyre për strehimin e refugjatëve. 

Ministrja gjermane e Integrimit, Bilkay Oney, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve gjermane brenda mundësive që të strehojnë emigrantët në shtëpitë e tyre. I të njëjtit mendim është edhe politikani i Partisë së Gjelbër, Dieter Janecek, madje ai propozon bonus të veçantë nga qeveria për personat që do të akomodojnë refugjatët në shtëpitë e tyre.
 
Ndërsa Presidenti i Zyrës Federale për Emigracionin dhe Refugjatët, Manfred Schmidt, përveç shkurtimit të procedurave për azilantët ka pohuar se shteti gjerman nuk do të pranojë më kërkesa të reja për azil.

SHKARKO APP