Ministrja Gjosha: Procesi i integrimit u përket qytetarëve

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha mori pjesë në ceremoninë e mbylljes së Programit Ndërkufitar Shqipëri- Greqi (2007-2013). Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Europian dhe ambasadori i Greqisë z. Leonidas Rokanas.

 “Shqipëria është e angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet e saj për t’u bërë pjesë e familjes europiane, që për ne do të thotë një demokraci më e konsoliduar me standardet më të larta të shërbimit për qytetarët tanë. Procesi i integrimit lidhet pikërisht me këta qytetarë dhe kjo është arsyeja pse këto programe janë shumë të rëndësishme për shkak të faktit se ata kanë ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët tanë.” u shpreh Ministrja Gjosha në fjalën e saj.

Në kuadër të këtij programi bashkëpunimi në total janë zbatuar dhe janë ende duke u zbatuar rreth 40 projekte duke marrë parasysh gjithashtu 3 projektet strategjike të cilat pritet të sjellin një ndikim të madh në zonat ndërkufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Fjala e plotë e Ministres Gjosha

 Është kënaqësi e madhe për të mirëpritur të gjithë, këtu në qytetin e Korçës, një qendër shumë e rëndësishme e Shqipërisë juglindore, por edhe një shembull i mirë i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të mirë ndërmjet popullsisë lokale greke dhe asaj shqiptare.

Shqipëria është e angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet e saj për t’u bërë pjesë e familjes europiane, që për ne do të thotë një demokraci më e konsoliduar me standardet më të larta të shërbimit për qytetarët tanë. Procesi i integrimit lidhet pikërisht me këta qytetarë dhe kjo është arsyeja pse këto programe janë shumë të rëndësishme për shkak të faktit se ata kanë ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët tanë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të promovojë arritjet dhe rezultatet e projekteve të financuara nga Programi IPA/ CBC Greqi-Shqipëri 2007-2013, dhe për këtë arsye është konceptuar në formën e një Eventi-Panair.

Së pari, më lejoni t’u shpreh mirënjohjen time Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë dhe përfaqësuesve të Autoritetit Menaxhues grek për bashkëpunimin shumë të frytshëm gjatë gjithë këtyre viteve, si dhe partnerëve të projektit grek dhe shqiptar për përpjekjet e tyre në zbatimin e programit.

Programi IPA/CBC Greqi-Shqipëri 2007-2013 paraqet programin më të rëndësishëm ku Shqipëria ka marrë pjesë duke patur parasysh faktin se partneri ynë është një shtet anëtar i BE-së.

Në kuadër të këtij programi bashkëpunimi, janë lançuar 2 thirrje për propozime dhe një thirrje strategjike. Në total janë zbatuar dhe janë ende duke u zbatuar rreth 40 projekte duke marrë parasysh gjithashtu 3 projektet strategjike të cilat pritet të sjellin një ndikim të madh në zonat ndërkufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Më lejoni të falenderoj veçanërisht përfituesit e granteve nga të dy vendet për përpjekjet e tyre në zbatimin me sukses të projekteve dhe autoritetet lokale që në mënyrë aktive kanë siguruar mbështetjen e tyre për të garantuar qëndrueshmërinë e projekteve në zonat ndërkufitare përkatëse.

Dua të përmend këtu, sidomos dy projekte, të cilët kanë dhënë një ndikim të mirë në fushat që janë zbatuar.

I pari, projekti i MAMOGRAFISE – GJIRIT ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor për gratë me akses të kufizuar ose aspak akses në shërbimet shëndetësore të çdo lloji. Një aparat mamografie është prokuruar për Qendrën Shëndetësore të Korçës ku do të ofrohen mammografi falas, sidomos për gratë nga zonat rurale.

I dyti, projekti nga Bashkimi Europian i emërtuar SSM NatureMonitorim përmes platformës satelitore, i mjedisit dhe resurseve natyrore” ka kontribuar në krijimin e një zgjidhjeje inovative dhe me kosto efektive për monitorimin e burimeve natyrore të zonave  ndërkufitare të Greqisë dhe Shqipërisë. Tre sistemet e monitorimit satelitor janë vendosur në Vlorë, Gjirokastër dhe Prespë. Sistemet e monitorimit janë në gjendje për të mbledhur të dhëna mjedisore si ndotja e ajrit, niveli i reshjeve, temperaturës, në kohë reale nëpërmjet platformës satelitore EUMETSAT.

Këto të dhëna janë vënë në dispozicion të institucioneve private apo shtetërore, me kërkesë të tyre. Një sistem software për mbrojtjen nga zjarri është gjithashtu i instaluar dhe mund të përdoret për të lokalizuar lehtësisht zjarrin dhe për të koordinuar masat operative. Tre plane operacionale të suksesshme  kanë përfunduar deri më tani, respektivisht, për mbrojtjen kundër zjarrit në parkun natyror të Prespës, mbrojtjen nga përmbytjet në lumin Vjosa dhe mbrojtjen nga ndotja në Gjirin e Vlorës.

Tani, para nesh, po vjen një sfidë e re, Programi i ri për periudhën 2014-2020, i cili kërkon edhe një përkushtim dhe bashkëpunim më të fortë nga të gjithë ne.

Programi i ri IPA/CBC Greqi-Shqipëri  2014-2020  u miratua nga Komisioni Europian në korrik të vitit 2015. Objektivi i përgjithshëm i këtij programi është të nxisë një zhvillim më të ekuilibruar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm social-ekonomik të zonës kufitare, si edhe për të nxitur punësimin, përfshirjen sociale dhe kulturore në të gjithë zonën e përbashkët kufitare.

Bashkëpunimi i fortë në mes të dy vendeve tona në të ardhmen është shumë i rëndësishëm për përmbushjen e objektivave dhe prioriteteve të programit.

Dua t’ju uroj të gjithë përfituesve fat të mirë për realizimin e projekteve të tyre aktuale dhe të ardhshme.

Ministria e Integrimit Europian mbetet e përkushtuar për të punuar me të gjitha autoritetet këtu të pranishëm, për të siguruar që puna jonë e përbashkët do të bëjë një vend më të mirë për popullin tonë.

SHKARKO APP