Ministrja Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi në Panairin e Punës dhe Aftësive rëndësinë e zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe përshtatjes së aftësive me tregun e punës. Ajo nënvizoi rritjen ekonomike, uljen e papunësisë dhe shtimin e vendeve të punës, ndërsa sfidë mbetet mungesa e punonjësve të kualifikuar.
Sipas saj, bizneset kërkojnë aftësi të reja, ndaj po bëhen analiza të vazhdueshme me partnerë si UNDP. Portali i punësimit ka 181 mijë përdorues dhe gjatë vitit të kaluar janë ndërmjetësuar 26 mijë punësime, ndërsa në panair ofrohen 7500 vende pune nga 80 biznese.
Papunësia e të rinjve ka rënë në rreth 15%, niveli më i ulët historik. Fondet për nxitjen e punësimit janë rritur në 1.5 miliardë lekë për 2026, me fokus tek të rinjtë përmes Garancisë Rinore dhe mbështetjes për sipërmarrjen.
KOHA JONË SONDAZH

