Ministrja Ibrahimaj: Plagë e madhe është korrupsioni në institucionet shtetërore për konkurrencën e lirë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një tryezë diskutimesh me Dhomat e biznesit në vend, për të folur për përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

Në fjalën e saj, Ibrahimaj ka renditur disa nga kërkesat e Dhomave, që sipas saj qeveria i ka përmbushur por ka pranuar se korrupsioni në institucionet shtetërore vijon të mbetet problem akut për konkurrencën e lirë në treg.

Sigurisht që mbetet ende shumë punë për tu bërë se ka ende teknalitete që duhen sqaruar dhe rregulluar në proces. Një shqetësim i madh i biznesit ka qenë korrupsioni në institucionet shtetërore dhe adresimi i kësaj plage të konkurrencës së lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt qeveria shqiptare ka pësuar një revolucion dixhital në vitet e fundit, duke shmangur prezencën fizike dhe kontaktet me inspektorët. Shumica e shërbimeve tani janë online dhe eliminohet kontakti që biznesi ka me individin. Një plagë tjetër ka qenë sistemi i rimbursimit të TVSH-së. Që nga muaji mars çdo kërkesë rimbursimi bëhet në një proces automatik që s’ka nevojë për shkresa dhe kontakte me agjentët. Sot koha mesatare e rimbursimit është 40 ditë. Doganat janë një tjetër hapësirë që dikur ka qenë e gjitha në letër dhe me kontakt fizik me agjentët doganorë. Tashmë 34 nga shërbimet e doganave kryhen online. Shumë sugjerime nga ana juaj kanë ardhur sa i përket aftësimit të punonjësve”, tha Ibrahimaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?