Ministrja Ibrahimaj: Rritje ekonomike në 2025, punësimi dhe pagat në trend pozitiv

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zhvilloi ditën e sotme një konferencë për mediat lidhur me ecurinë ekonomike të vitit 2025. Ajo bëri të ditur se të ardhurat buxhetore kanë shënuar rritje, duke theksuar se gjatë vitit 2025 ato janë rritur me 6.3% krahasuar me vitin 2024.

Ibrahimaj shtoi se gjatë tremujorit të tretë është vërejtur rritje e shkallës së punësimit dhe e pjesëmarrjes në forcat e punës, ndërsa niveli i papunësisë ka mbetur i qëndrueshëm.

Sipas ministres, pagat në tremujorin e tretë të vitit 2025 janë rritur me 7.3%, ndërsa pensionet me 8.4% në nivel të përgjithshëm. Duke u ndalur te turizmi, ajo tha se gjatë vitit 2025 Shqipëria është vizituar nga mbi 12 milionë turistë të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të ardhurat buxhetore kanë ardhur në rritje. Për 11-mujorin e vitit 2025, ato kanë arritur në 88 miliardë lekë, ose 6.3% më shumë se një vit më parë. Ky nivel rritjeje vjen në një kuadër politikash ku nuk ka pasur rritje të barrës fiskale. Pra, rritja ekonomike është reflektuar në rritjen e aktivitetit të bizneseve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për tremujorin e tretë kemi pasur rritje të shkallës së punësimit dhe të pjesëmarrjes në forcat e punës, ndërsa papunësia ka mbetur në nivel stabël. Numri i kontribuuesve në skemën e kontributeve shoqërore është rritur me 2.95% krahasuar me vitin 2024.

Pagat në tremujorin e tretë të vitit 2025 janë rritur me 7.3%, ndërsa pensionet me 8.4% në nivel të përgjithshëm. Remitancat kanë vijuar trendin rritës, ndërsa edhe tatimi mbi të ardhurat personale ka shënuar rritje.

Investimet për 9-mujorin e parë të vitit 2025 janë rritur me 4.2%. Një normë e ngjashme rritjeje është reflektuar edhe në investimet e huaja direkte.

Pesha më e madhe e eksporteve lidhet me shërbimet, kryesisht me turizmin. Numri i turistëve ka ardhur në rritje dhe në vitin 2025 Shqipëria është vizituar nga mbi 12 milionë turistë të huaj. Në total, eksportet në ekonomi janë rritur me 6.6%”, u shpreh ministrja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?