Ministrja Ibraimaj: Borxhi publik është ulur falë rënies së euros

Në tre mujorin e parë të vitit 2023 ekonomia shqiptare ka pësuar rritje të qëndrueshme, duke u ndikuar nga rritja e çmimeve dhe nga aktiviteti ekonomik, ndërsa borxhi publik është ulur.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj në përmbledhjen e tre-mujorit të parë bëri me dije se të ardhurat kanë vijuar që të rriten me ritme të përshpejtuara dhe rritja ekonomike në Shqipëri ishte ndër më të lartat në rajon.

“Sot do të përmbledhim të dhënat e tremujorit të parë të vitit. Rritja ekonomike në vend për vitin 2022 rezultoi 4.8%, më e lartë se ajo që kishim planifikuar. Për tre-mujrorin e fundit, rritja rezultoi 4.7% ndërkohë që ne vijojmë të mbajmë të njëjtën shifër. Rritja ekonomike në vend vitin e kaluar ishte më e lartë se vendet e rajonit. I vetmi vend që pati rritje më të lartë ishte Mali i Zi. Sa i përket inflacionit, ne kemi pasur 6.7%, ndjeshëm më i ulët se mesatarja e BE-së.Treguesit e inflacionit kanë qenë me të ulëta, qoftë për inflacionin total, qoftë për pijet dhe ushqimet. Shifrat e Shqipërisë kanë qenë më të ulëta se pjesa tjetër e rajonit. Arsyet kryesore janë politikat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për suportin e bizneseve dhe familjeve shqiptare, mos ndryshimin e kostove, me qëllim mbajtjen e konsumit në nivele të kënaqshme. Ka ndikuar edhe kursi i këmbimit që ka pasur një vlerësim kundrejt euros, që është monedha kryesore e shkëmbimeve tregtare. Ka pasur ndikim në çmimet e importit dhe kanë peshën kryesore të inflacionit vendas.

Në tremujorin e parë specifikisht të ardhurat kanë vijuar të rriten me ritme të përshpejtuar gjatë kësaj periudhe, në total 16.2 mld lekë, 11.7%, në krahasim me planin prej 3.67 mld. Shifra 11.7% është ndjeshëm më e lartë se mesatarja e inflacionit 6.5%. Rritja e të ardhurave është ndikuar nga rritja e çmimeve, por në pjesën më të madhe është dhe aktiviteti ekonomik. Të ardhurat janë rritur 16.7%për tatimin mbi vlerën e shtuar, shifër që na ndihmon të kuptojmë tre mujorin e parë të ekonomisë. Edhe kjo ndjeshëm më e lartë se inflacioni 6.5%. Tatimi mbi fitimin +22.5%, lidhet ngushtë me atë të vitit 2022, kjo tjetër shifër që tregon ecurinë pozitive ekonomike për vitin e shkuar. Tatimi mbi të ardhurat u rrit 9.5%, 14.8% kontribute më shumë shoqërore. Taksa e jashtëzakonshme 14.1 mld lekë. Kontributet sipas kategorive, sektori ndërtimit +14.4%, prodhimit + 31%, shërbimet +13.6%. Transporti +24%, tregtia 11.2%.

Në tremujorin e parë, borxhi ndaj PBB ishte 63.27% të PBB nga 64.58% që ishte në fund të vitit 2022. Sipas strukturës, pesha më e madhe është në borxhin e jashtëm. Këtu dua theksoj dhe peshën e kursit të këmbimit. Borxhi është i identifikuar dhe marrë në euro, kursi euros ka sjell dhe një rënie të borxhit publik.’– u shpreh Ibrahimaj.

SHKARKO APP