Ministrja Koçiu: 130 mln euro për rimbursimin e ilaçeve në 2025

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu thotë se në vitin 2025 falë buxhetit prej 1 miliard eurosh të aprovuar për sektorin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të rritet fondi për rimbursimin e ilaçeve.

“Buxheti ynë për këtë listë është rritur duke shkuar në pothuajse 130 milionë euro për vitin e ardhshëm”, tha ajo. Sipas saj, bashkëpunimi në sektorin farmaceutik, si një shtyllë thelbësore e sistemit tonë shëndetësor është me rëndësi për të garantuar tregun me medikamentet e reja dhe inovatore që deri dje nuk ishin të diskutuara.

“Sot që flasim si të zhvillohemi më shumë, si të forcojmë akoma më shumë partneritetin mes nesh, si të zhvillojmë një platformë komunikimi të hapur, aktive të bashkëpunimit të ndërsjelltë me qëllim që t’u sigurojmë qytetarëve, medikamente cilësore, barna inovatore në trajtimin e sëmundjeve”, u shpreh ministrja.

SHKARKO APP