Ministrja Koçiu: 40 shërbime të reja sociale dhe 20 ndërmarrje për punësimin e grave

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë një takimi sot në Burrel për prezantimin e Paketave Sociale të qeverisë, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama u shpreh se këto paketa që ofrohen nga qeveria kanë fokus fëmijët me aftësi ndryshe, gratë dhe të rinjtë. Koçiu solli në vëmendjen reformën e mbrojtjes sociale e cili nisi me rishikimin dhe rivlerësimin e skemës së ndihmës sociale dhe atë të aftësisë së kufizuar duke zgjeruar numrin e përfituesve.

”Bëmë një rivlerësim të gjithë familjeve që përfitonin nga skema e ndihmës ekonomike. Larguam qokat, abuzimet dhe bëmë të mundur që ndihma ekonomike të merret vërtetë nga ato familje që kanë realisht nevojë për mbështetje. Arritëm që ndërkohë të fusim edhe digjitalizimin e sistemit të shmangim ndërhyrjet në sistem. Bëmë të mundur që duke u aplikuar nëpërmjet një sistemi tërësisht të informatizuar kriteret të vlerësohen automatikisht dhe ndihma të shkojë vërtetë aty ku ka më shumë nevojë”,-tha Koçiu.

Ajo vuri në dukje se u trefishua mbështetje ekonomike për të gjithë ato familje që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike si dhe përfitime të tjera financiare si subvencionimi i faturave të energjisë elektrike, tarifave të shkollimit, tarifave të kopshteve të çerdheve, të gjitha të mbuluara nga shteti. Për personat me aftësi të kufizuara, Koçiu tha se janë reduktuar sot 75% e dokumenteve për përfitimin e mbështetjes financiare. ”Kemi shumëfishuar diagnozat brenda aftësisë së kufizuar duke bërë të mundur që vërtetë të mbështesim ata që kanë nevojë për një përkrahje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër program është Politika e Bonusit të Bebes. ”Bonusi i Bebes ka mbështetur çerek milionë bebe të sapo ardhura në jetë dhe ka gëzuar të gjithë familjet për t’u dhënë një mundësi që mirërritjen e tyre që në hapat e parë. Janë 100 e 50 milionë euro me të cilën kemi mbështetur të gjithë fëmijët që kanë ardhur në jetë nga vënia e kësaj politike nga viti 2019”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket mbështetjes për fëmijët, Koçiu tha se ”kemi punuar së bashku me BE dhe kemi hartuar Programin e Garancisë për Fëmijët që është një program i hartuar sipas standardeve të Bashkimit Europian, do ta bashkëfinancojmë me BE-në dhe do të bëjmë të mundur që 100 mijë fëmijë të aksesojnë shërbimet në të gjithë vendin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?