Ministrja Koçiu: 54 657 fëmijë përfituan nga programi i depistimit të kujdesit dentar në shkolla

54 657 fëmijë kanë përfituar nga programi i depistimit të kujdesit dentar në shkolla me trajtime parandaluese dhe mjekuese.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se, “me hapjen e 154 kabineteve dentare në shkolla, kemi mundësuar evidentimin e problematikave dentare te nxënësit në një fazë të hershme, duke promovuar kujdesin e rregullt për shëndetin dhe mbrojtjen e dhëmbëve”.

Koçiu theksoi angazhimin për të siguruar që “fëmijët tanë të kenë akses të barabartë në shëndetin dentar dhe krijimin e një mjedisi që ndërgjegjëson kujdesin ndaj shëndetit të tyre të përgjithshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?