Ministrja Koçiu: Fuqia e bashkimit dhe mbështetjes, dhurata më e bukur e festave

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu thotë se festat janë një moment shumë i veçantë për t’u rikujtuar njerëzve vlerën e solidaritetit.

Ministrja Koçiu ka uruar Krishtlindjen nga “Familja e Madhe e Mbrojtjes Sociale”, ku përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, duken momentet e festës së bashku me përfituesit e shërbimeve sociale nga qendrat ditore dhe ato rezidenciale, duke ndarë momente të ngrohta, buzëqeshje dhe gëzim.

“Ky është një çast i veçantë që na bashkon dhe na kujton vlerën e solidaritetit. Kjo Krishtlindje na kujton se fuqia e bashkimit dhe mbështetjes për njëri-tjetrin është dhurata më e bukur”, shprehet ministrja Koçiu.

SHKARKO APP