Ministrja Koçiu: Gruaja me sëmundje të rrallë të gjakut bëhet nënë, rasti i parë në Shqipëri

Një rast suksesi u arrit tek një paciente e diagnostikuar para shtatzënisë me trombocitopenia, purpure idiopatike, falë bashkëpunimit të mjekëve obstetër-gjinekologë, mjekëve reanimatorë, hematologë dhe atyre pediatër në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu teksa dha lajmin e bukur, shkruan në një postim në Facebook, se ky është rasti i parë në Shqipëri. ”Falë kësaj ndërhyrje pacientja dhe bebi i saj gëzojnë shëndet të plotë. Ky është rasti i parë në Shqipëri i dokumentuar që një shtatzëni e tillë të shkojë deri në muajin e 9-të duke shpëtuar jetën e nënës dhe vogëlushit të saj”,-theksoi Koçiu.

Në videon e publikuar nga ministrja Koçiu, prof. dr. Eliona Demaliaj tha se “sakrificat e një nëne janë të pafundme. Nëna përpara shtatzënisë vuante nga një patologji e rëndë në shtatzëni. Nëna me dashurinë e madhe për të pasur fëmijë rrezikoi jetën dhe mori përsipër vazhdimin e shtatzënisë, por pati besim tek mjekët dhe sistemi shëndetësor publik dhe duke bashkëpunuar me ne arriti të ketë shtatzëni të suksesshme dhe fëmija të gëzojë shëndet të plotë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?