Ministrja Koçiu: Investimet në Urgjencën e Spitalit të Vlorës dyfishuan kapacitetet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte sot në spitalin Rajonal të Vlorës, ku investimi i qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Urgjencën e këtij spitali rrit cilësinë e shërbimit. Ministrja vlerësoi se ky investim dyfishon kapacitetet jo vetëm për qytetarët e Vlorës, por edhe për mijëra turistë gjatë sezonit veror.

Sipas saj, “Urgjenca e Vlorës, e cila është pajisur gjithashtu me një flotë prej 11 autoambulancash të reja, gjatë këtij viti ka trajtuar rreth 15 mijë pacientë”. Përveç rikonstruksionit të ambienteve të urgjencës, garantohet edhe zbatimi i protokolleve dhe Procedurave Standarde Operacionale, duke nisur nga triazhimi i pacientëve, diagnostikimi, trajtimi dhe referimi i tyre në kohë pranë shërbimeve spitalore apo edhe për trajtime të specializuara në spitalet që ofrojnë shërbim terciar/universitar.

Me fuqizimin dhe modernizimin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Vlorë, ka tashmë një pikë referimi jo vetëm për vizitorët e bashkisë Vlorë, por edhe të bashkive Sarandë dhe Himarë dhe turistëve në sezonin veror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?