Ministrja Koçiu: Me buxhetin 2024 nis rinkonstruksioni total i Spitalit Rajonal të Korçës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi Spitalin Rajonal të Korçës, ku është takuar me shefat e shërbimeve, mjekët dhe stafin e këtij spitali.

Gjatë bashkëbisedimit të saj me stafin, krahas opinioneve dhe sugjerimeve që mori nga stafi, dha edhe lajmin e mirë se struktura e Spitalit Rajonal të Korçës, i cili është një nga 12 spitalet rajonale, me buxhetin e vitit 2024 do të transformohet.

Koçiu theksoi se spitali do të marrë dhe vëmendje të shtuar për të përmirësuar akoma më shumë cilësinë e shërbimit dhe për t’u dhënë mundësinë të gjithë personelit që punon aty për tu ndjerë më mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky spital ka të plotësuara më së miri të gjitha specialitetet e nevojshme për shërbimet spitalore, falë stafit dhe pajisjeve bashkëkohore. Mesazhi i ministres ishte vendosmëria për të mbështetur çdo ditë mjekët dhe infermierët në punën e tyre, duke u dhënë atyre dinjitetin që meritojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?