Ministrja Koçiu: Motër Lindita nga Kosova, kryeinfermiere në Mirditë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu solli sot përmes rrjeteve sociale shembullin e motër Linditës, e cila punon kryeinfermiere në Mirditë.
Gjatë vizitës në Spitalin e Mirditës, Koçiu ndeshi me kryeinfermieren nga Kosova, e cila u ka shërbyer për vite me radhë qytetarëve në Spitalin e Shkodrës dhe Gramshit, por që tashmë prej pesë vitesh i është bashkuar ekipit mjekësor në Mirditë si kryeinfermiere.
“Mirënjohje për Linditën e cila çdo ditë, bashkë me stafin mjekësor në Spitalin e Mirditës, u vjen në ndihmë komunitetit të zonës”, u shpreh Koçiu.