Ministrja Koçiu në Sarandë: Shtrirje e shërbimeve sociale të integruara në 61 bashkitë e vendit

Ngritja e shërbimeve sociale komunitare të munguara si dhe zgjerimi i hartës së shërbimeve sociale për grupet në nevojë është synimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Fondit Social. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi Qendrën e Zhvillimit në Bashkinë Sarandë ku marrin shërbim 35 fëmijë me aftësi të kufizuara si dhe mosha e tretë.

“Jemi në qytetin e Sarandës ku së bashku me bashkinë e këtij qyteti dhe me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, investojmë në shërbime për grupet në nevojë. Ky është një shërbim model që ofrohet për tre kategori vulnerabël, moshën e tretë, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët dhe familjet në nevojë”, theksoi Koçiu.

Ministrja deklaroi se ky model do të shtrihet në të gjitha bashkitë e vendit. “Modeli i shërbimeve sociale i cili do të ofrohet në të 61 bashkitë e vendit, falë edhe mbështetjes së MSHMS-së duke investuar dhe duke mbështetur nëpërmjet Fondit Social shërbimet e dedikuara shtresave në nevojë, do të jetë një nga pikësynimet dhe një nga objektivat për vitin 2024”, nënvizoi ministrja Koçiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

MSHMS ka mundësuar nëpërmjet Fondit Social ngritjen e 12 shërbimeve të reja në 12 bashkitë e vendit gjatë vitit 2023 me 4 000 përfitues. Në këto shërbime sociale komunitare janë ofruar 3 tipologji të reja duke e dërguar shërbimin pranë familjeve në nevojë, si asistenca shtëpiake për të moshuar, njësitë e levizsshme në zonat rurale për PAK dhe shërbimet e emergjencës për kategoritë vulnerabël.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?