Ministrja Koçiu nga Kukësi: Me buxhetin e 2024-ës, do të vijojmë investimet në pajisje mjekësore

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një vizitë në Spitalin Rajonal të Kukësit, ku pa nga afër investimin e rëndësishëm për rikonstruksionin e këtij spitali.

Krahas tjetërsimit të godinës, Koçiu është ndalur edhe në rëndësinë e aparaturës së re të densitometrisë kockore që ka rritur kapacitetet diagnostikuese, por edhe pajisjet e tjera që do të shtohen me buxhetin e vitit 2024.

“Qeveria shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në buxhetin e vitit 2024 do të vijojë me investime në pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë në kuadër të fuqizimit dhe modernizimit të diagnostikës në spitalet publike. Investimet dhe ndërhyrjet e rëndësishme në spitalet publike të vendit, për trajtimet e patologjive të ndryshme do të përmirësojnë jo vetëm nivelin diagnostikues, por pacientët do të marrin shërbime cilësore e sa më pranë vendbanimit të tyre”, u shpreh Koçiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koçiu foli edhe për rëndësinë e aparaturës së re që ka lehtësuar shërbimin ndaj pacientëve. “Bashkë me mjekët e Spitalit Rajonal të Kukësit, krahas investimit të rëndësishëm që po kryejmë në rikonstruksionin e plotë të këtij spitali, vënia në shërbim të aparaturës së re të densitometrisë kockore ka rritur kapacitetet diagnostikuese”, tha ministrja Koçiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?