Ministrja Koçiu: Praktika dyfishe, nis për herë të parë në Spitalin Rajonal Memorial Fier
Në Spitalin Rajonal Memorial Fier, ka nisur ushtrimi i praktikës dyfishe. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu njofton se mjekët specialistë po kryejnë konsulta ambulatore, jashtë regjimit të punës, për pacientë jashtë sistemit të referimit, të cilët zgjedhin të konsultohen me mjekun specialist që ata duan.
“Mjekët specialistë të shërbimit ambulator të këtij spitali po luajnë një rol mbështetës në mbulimin universal të popullatës me shërbime të specializuara jashtë orarit zyrtar të punës.
Ky instrument do të mbështesë financiarisht mjekët specialist duke rritur kënaqësinë e të punuarit në sistemin tonë publik”, njofton ministrja Koçiu në rrjetet sociale.