Ministrja Koçiu: Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, pajisje të teknologjisë së fundit

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut po transformohet në një godinë me kushte bashkëkohore të standardeve evropiane për ofrimin e shërbimit cilësor për qytetarët dhe kushte optimale për personelin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu inspektoi sot punimet që po kryhen në këtë godinë.

“Investimi i qeverisë shqiptare mundëson rikonstruksionin tërësor edhe të mjediseve të brendshme, të përpunimit, testimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së gjakut. Për të siguruar cilësi maksimale dhe garantim të aksesit të barabartë të gjakut në çdo skaj të vendit, jemi angazhuar për digjitalizimin e plotë të zinxhirit dhurues-pacient, me pajisje të teknologjisë së fundit”, theksoi Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Investimi në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut është rreth 2 milionë dollarë dhe është investimi i plotë në të gjitha ambientet dhe godinat ndihmëse të kësaj qendre, që prej ndërtimit të saj në vitin 1976.

SHKARKO APP