Ministrja Koçiu: Viktimat e krimit në qendër të vëmendjes, bashkëpunimi institucional si çelësi i mbrojtjes efektive

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, mori pjesë sot në aktivitetin e zhvilluar në kuadër të Javës Ndërgjegjësuese për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, si dhe partnerë të tjerë strategjikë, Koçiu theksoi se u rikonfirmua përkushtimi për zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit 2024–2030.

Ajo u shpreh se forca e shtetit të së drejtës nuk matet vetëm me aftësinë për të ndëshkuar shkelësit, por sidomos me kapacitetin për të garantuar mbrojtje, mbështetje dhe shërbime rehabilitimi të aksesueshme për viktimat, në përputhje me standardet më të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Koçiut, mbrojtja e viktimave mbetet një përgjegjësi e përbashkët që kërkon koordinim të ngushtë ndërinstitucional dhe hapa konkretë, në mënyrë që çdo viktimë të dëgjohet, të ndihet e sigurt dhe të marrë mbështetjen e nevojshme në përputhje me standardet më të larta të drejtësisë dhe sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?