Ministrja Kodheli, leksion në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

 

Ministrja e Mbrojtjes, Znj. Mimi Kodheli dha sot një leksion për pjesëmarrësit në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM) është Kursi më i lartë në piramidën e arsimit ushtarak në FA të Republikës së Shqipërisë.

Ashtu siç theksoi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Konferencën e Sigurisë në Mynih: “Viti i kaluar ishte një vit i zi për sigurinë tonë”. Edhe ky vit ka filluar me një perspektivë po aq të zymtë.

Ky është Kursi i 7-të i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe marrin pjesë ushtarakë të lartë nga FA të Shqipërisë, Kosovës, Gjermanisë, Italisë, Turqisë, Greqisë, Gjeorgjisë, Maqedonisë, si dhe përfaqësues nga institucione në vartësi të Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Drejtësisë, nga Presidenca etj.

Për sa i përket NATO-s Ministrja Kodheli është shprehur se: "Kosova është duke bërë përparim të madh drejt njohjes së saj dhe integrimit në organizatat ndërkombëtare".

"Me rritjen e nacionalizmit në Evropë, Rusia ka pasur një projekt të qartë dhe konkret për Ballkanin, duke përcaktuar qartësisht zonat e influencës të mbështetura tek feja dhe prejardhja racore. Rajoni ynë është parë gjithmonë si një shtojcë për zgjerimin e Rusisë drejt Mesdheut. Ëndrrat e Ballkanit për qytetërimin perëndimor nuk janë pranuar asnjëherë nga Rusia"- shprehet Znj. Kodheli për situatën e Rusisë dhe mbi qëndrim që ka Rusia ndaj Sirisë.

SHKARKO APP