Ministrja Kodheli vizitë në Kosovë, pritet me nderime të larta

 

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, e shoqëruar nga një delegacion i Ministrisë është pritur me nderime të larta shtetërore në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pas ceremonisë ushtarake, ministrja Kodheli hyri në një takim me homologun, ministrin Haki Demolli, që do të pasohet nga takimi i dy delegacioneve zyrtare.

Pas këtij takimi janë paraparë vizita në Qendrën për Studime Universitare (QSU) dhe në objektin e QSU-së, në kazermën “Adem Jashari”.

SHKARKO APP