Ministrja Krifca zbulon marrëveshjen e bashkëpunimit që u nënshkrua sot në mbledhjen e qeverisë

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca bëri me dije se në mbledhjen e sotme të qeverisë u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Në fund të mbledhjes, Krifca tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje hapet për herë të parë eksporti për produktet blegtorale, si dhe evitohen ndalesat në kontrollet e pikave kufitare.

Nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fidosanitare, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për herë të parë hapet eksporti për produktet blegtorale, duke përfshirë kafshët e gjalla, në bazë të reciprocitetit. Njihen për herë të parë certifikatat e veterinarisë shëndetësore dhe fidosanitare. Njihen dhe laboratorët e akredituar dhe të autorizuar, duke hequr një kosto të shtuar për biznesin, shkurtimin e kohës së qëndrimit në pikat kufitare. Kështu, evitohen ndalesat në kontrollet e pikave kufitare, duke bërë kontroll në doganën më të afërt me vendet e destinacionit. Marrëveshja nënkupton dhe shkëmbimin e informacioneve në kohë reale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 2022 ne kemi parashikuar buxhetin më të madh të mbështetjes, që shkon në 7.1 miliardë lekë. Qëllimi është rritja e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së fermerëve shqiptarë, që ato të dalin jo vetëm në treg, por edhe në tregjet rajonale”, tha ministrja Krifca.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?