Ministrja Kumbaro hedh poshtë pretendimet: Në Divjakë nuk do të ketë resorte!
Mirela Kumbaro: Në dijen e të gjithëve ka patur shumë konsultime publike. Ka patur takime formale dhe informale me shoqërinë civile me organizata mjedisore që u kemi njohur meritën e pjekjes së shoqërisë shqiptare në sjelljen ndaj natyrës. Shembulli më brilant është pjekuria për lumin e e Vjosës.
Qeveria është marrë shumë gjatë me atë draft ligj. E ka shprehur edhe në takime që janë disa linja të kuqe që nuk duhet të preken sepse prekin zonat e mbrojtura. Të mos preken direktivat e BE. Kemi marrë komplimente për punën e bërë për diversitetin. Nuk është kaq e lehtë që në një vend si Shqipëria të kesh 1/5 e territorit si zonë e mbrojtur.
Çfarë kanë parë të qarkulloj edhe në portale, ajo që kam parë janë të pavërteta nuk ka asnjë projekt të tillë që të ketë ardhur pranë ministrisë dhe qeverisë. Dhe e gjitha është një përhapje lajmesh të pavërteta.