Ministrja Kushi: Nesër takim me Sindikatën, studentët ekselentë do marrin bursë sa paga minimale

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, bëri të ditur se do të zhvillojë nesër një takim me përfaqësuesit e sindikatës së punonjësve të universiteteve për të diskutuar mbi pakënaqësitë e tyre.

“Nesër kemi një takim me përfaqësuesit e sindikatës së punonjësve të universiteteve, atyre që kanë firmosur peticionin. Çdo muaj takohemi me rektorët dhe është edhe vetë kryeministri, ku diskutojmë e marrim vendime bashkërisht. Nuk ka pasur asnjë periudhë ku të ketë një dialog kaq intensiv. Se çfarë vendimesh do të marrim nuk mund t’jua them që tani por sigurisht do të kemi një vendimmarrje për faktorët kryesorë. Të gjithë studentët ekselentë, që marrin pjesë në olimpiada etj, do të fitojnë bursa sa paga minimale”, tha Kushi nga seanca e Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?