Ministrja Kushi: Përgjegjësi e jona të çojmë përpara misionin fisnik të normalistëve për arsimimin e brezave

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka marrë pjesë në simpoziumin e organizuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Vasil Kamamit, mësuesit dhe drejtuesit të nderuar të Shkollës Normale, që jetën e tij ia kushtoi edukimit të brezave.

Figura si Vasil Kamami janë yje që nuk shuhen asnjëherë dhe shërbejnë si modele frymezimi për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave tona, për përgatitjen, përkushtimin, përgjegjshmërinë dhe përkujdesjen si një prind i dytë për nxënësit e tyre” – shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.

Ndërkohë, ajo nënvizon se “Është detyrë e jona për të çuar përpara misionin e tyre fisnik të arsimimit të brezave si dhe avancimin e programeve të mësuesisë, me qëllim lartësimin e vazhdueshëm të figurës së nderuar të mësuesit, sepse ai përgatit jo vetëm profesionistët e aftë të së ardhmes por edhe qytetarët e mirë dhe të denjë të kombit”.

SHKARKO APP