Ministrja Kushi takon Ambasadorin e Katarit: Rrisim bashkëpunimin në arsim, kërkim shkencor dhe sport
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi është takuar me Ambasadorin e Katarit në Tiranë, me të cilin ka biseduar për rritjen e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët mes dy vendeve tona.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me Ambasadorin e Katarit në Tiranë, Sh. T. Z. Ali Bin Hamad Al-Marri, me të cilin dakordësuam për hedhjen e hapave të mëtejshëm në thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, kërkimit shkencor dhe sportit”, shkruan Ministrja Kushi në publikimin e saj në rrjete sociale.
Ndër të tjera, Kushi shpreh mirënjohjen ndaj Shtetit të Katarit për mbështetjen e dhënë:
“Jemi shumë mirënjohës ndaj mbështetjes së Shtetit të Katarit ndaj nesh jo vetëm në periudhën pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019 dhe përgjatë pandemisë COVID-19, por edhe me një sërë projektesh të tjera më rëndësi në rikonstruktimin e shkollave dhe arsimit në përgjithësi”.