Ministrja Manastirliu: Miratohet kontrata për 1 milion vaksina Pfizer
Një tjetër qendër e re shëndetësore ka përfunduar në kuadër të programit të rehabilitimit të qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe deputeti i zonës, Erion Braçe kanë parë nga afër qendrën e re shëndetësore Këmishtaj, e përfunduar në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, ku deklaroi se programi i 300 qendrave shëndetësore do të vijojë me fazën e dytë.
“Jam shumë e kënaqur që vijojmë investimet në rrjetin e kujdesit parësor. Tashmë me përfundimin e fazës së parë të programit të rehabilitimit të qendrave shëndetësore, vijojmë me fazën e dytë, ku për vitin 2022 kemi planifikuar 25 qendra të reja shëndetësore, të cilat do të rehabilitohen me standardet më të mira”, tha Manastirliu.
Duke folur për rehabilitimin e qendrave shëndetësore të zonës së Divjakës, deputeti Erion Braçe u shpreh: “Divjaka po, Këmishtaj po, Grabiani po, Çerma po, tani na ka mbetur vetëm Remasi”.
Gjatë vizitës në Qendrën Shëndetësore Këmishtaj në Divjakë, Ministrja Manastirliu theksoi se vaksinimi do të jetë kryefjala edhe për këtë vit, duke bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka mirtuar kontratën e re me kompaninë Pfizer për vitin 2022.
KOHA JONË SONDAZH

