Ministrja Manastirliu shkon në spitalin e Krujës, viziton pacientët e helmuar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkuar në spitalin e Krujës, për të vizituar nga afër pacientët e shtruar, për shkak të helmimit.

Nga dita e diel deri sot në spital kanë përfunduar rreth 370 persona, me shenja të helmimit, ndërsa dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Duke marrë shkas nga kjo situatë e krijuar, Manastirliu ka shkuar në spitalin e Krujës ku do të informohet edhe më mirë mbi ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?