Ministrja Mimi Kodheli jep alarmin për zjarret: Situata…

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e konsideroi situatën e zjarreve të paprecedentë, nga veriu në jug të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kodheli shprehet se më të tmerrshëm e bën fakti që zjarret janë të qëllimshëm. “Megjithatë, FA janë të pranishme kudo, që nga Llogoraja, Palasa, Dukati, Dajti e deri në Velipojë. Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës”, shkruan Kodheli.

Temperaturat e larta dhe thatësira kanë favorizuar përhapjen e vatrave të zjarrit në gjithë territorin e vendit, ndërsa FA janë angazhuar me mjete nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?