Ministrja Spiropali: Ftesa e Trump për Ramën, vlerësim i lartë i presidentit amerikan për kryeministrin
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, në një konferencë për shtyp ka dhënë një deklaratë lidhur me ftesën zyrtare që i është bërë Shqipërisë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për të qenë vend anëtar themelues i Bordit të Paqes në Gaza.
“Presidenti i SHBA Donald Trump përmes një letre për kryeministrin, ka ftuar Shqipërinë për t’iu bashkuar një organizmi të ri ndërkombëtar në cilësinë e vendit anëtar themelues. Në krye, duhet pranuar se kjo ftesë është një vlerësim i lartë, për rolin që Shqipëria ka marrë ndër vite në çështjet e paqes, në rajon dhe në gjirin e organizatave ndërkombëtare. Gjithashtu është dhe një vlerësim i drejtpërdrejtë për lidershimin e Ramës që është ftuar personalisht si anëtar i Bordit të Paqes”, tha Spiropali.
Më tej, Spiropali ka komentuar dhe pretendimet për pagesa 1 miliardë dollarë për të ruajtur karrigen në bord, apo me palestinezë që do të strehohen në Shqipëri.
“Ky lajm i mirë për Shqipërinë është pasur nga një lum marrëzish. Ndërkohë që Shqipëria ftohet si një bashkëthemeluese e një mekanizmi të ri ndërkombëtar që synon ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Rripin e Gazës, opinioni publik sulmohet nga brenda nga fantazi të kundërshtarëve të kësaj qeverie.
Në Tiranë plas marazi e marrin dhenë lloj lloj tregimesh me miliarda dollarë që do paguajmë, me palestinezë që do të sjellim në Shqipëri”, shtoi më tej Spiropali.
KOHA JONË SONDAZH

