Ministrja Xhaçka nga inspektimi i urës Bejlej: Vëmendja ndaj komunitetit prioritet i institucionit që drejtoj
Forcat xhenio të ushtrisë kanë bërë të mundur ndërtimin e urës Bejlej, rreth 24 m të gjatë. Kjo urë shërben për kalimin e mbi 900 banorëve të Fanit dhe Klosit.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, gjatë inspektimit të punimeve, vlerësoi kontributin e forcave të armatosura në këtë mision.
Olta Xhaçka: ”Dua të falenderoj forcat e armatosura dhe ekspertët xhenio për një punë qe kanë bërë jo vetem këtu por edhe në zonat e tjera. Me ndërtimin e 16 urave këto 2 vite, 60 mijë banorë të këtyre zonave kanë shërbime më të mira dhe komunikim më të lehtë.
Përmes ligjit të ri të mbrojtjes civile, do mund të bëhet një kordinim i të mirë mes gjithë aktorëve për të bërë të gjithë bashkë ato që duhen bërë për t’u ardhur në ndihmë komuniteteve. Këtu përfshihen të gjitha problematikat që vijnë nga emergjencat civile dhe fatkeqësive natyrore.”
Për ministren Xhaçka vëmendja ndaj komunitetit veçanërisht gjatë emergjencave civile, është një ndër prioritetet e institucionit që ajo drejton.
Olta Xhaçka: ”Kjo paketë ligjore që vjen me ligjin e ri për mbrojtjen civile, do të mbështetet më një paketë modernizuese të vazhdueshëm të forcave të armatosura.”
Për vitin 2020 janë 36 milion lekë të reja pjesë e buxhetit për mbrojtjen që do të përdoren për modernizimin e forcave të armatosura.