Miratimi i Fiskalizimit, Spahiu: Në kulmin emergjencës, është shtim i kostove ndaj bizneseve
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, ka komentuar përmes një postimi në facebook, miratimin e Fiskalizimit. Sipas tij, në këtë situatë të emergjencës, Kuvendi gjen kohë dhe merret me këtë projekt, për të cilin Spahiu thotë se është veç se shtim i kosotove ndaj bizneseve. ”Kuvendi duhej të mblidhej për emergjencën, rrishikim në themel të buxhetit, ulje drastike të shpenzime të lluksit që Rilindja i do aq shumë, ndalimin e çdo shpenzimi fasadë që shërben vetëm për video a foto në ERTV dhe pse jo, parashikimin e emetimit të një oblogacioni të veçantë, vetëm për emergjencën civile pas tërmetit. Ky është rasti që qeveria mund të rrisë borxhin publik në shërbim të zgjidhjes së krizës. Sa më shpejt të zgjidhet kjo situatë, më të vogla do të jenë kostot, edhe ato financiare”,-shkruan Spahiu në facebook
Postimi i plotë
Në kulmin e emergjencës, Kuvendi gjen kohë dhe meret me një projekt mjaft të diskutueshëm, siç është ai i fiskalizimit. Një projekt që dihet me siguri shtimi i kostove ndaj bizneseve dhe asgjë më shumë (në total, vitin e parë një biznes do të paguajë 960-1200 euro)
Një projekt që me gjasa ka të bëjë me një marrëveshje të paracaktuar korruptive, ku “paguesit” kanë vënë afate dhe “të paguarit” nuk mund ta shtyjnë më. Pasi nuk mund të shpjegohet ndryshe ky nxitim në një situtatë ku jo vetëm ata me shtëpi të shëmbur por dhe shumica e shqiptarëve nuk dinë ku janë e çfarë po ndodh.
Kuvendi duhej të mblidhej për emergjencën, rrishikim në themel të buxhetit, ulje drastike të shpenzime të lluksit që Rilindja i do aq shumë, ndalimin e çdo shpenzimi fasadë që shërben vetëm për video a foto në ERTV dhe pse jo, parashikimin e emetimit të një oblogacioni të veçantë, vetëm për emergjencën civile pas tërmetit. Ky është rasti që qeveria mund të rrisë borxhin publik në shërbim të zgjidhjes së krizës. Sa më shpejt të zgjidhet kjo situatë, më të vogla do të jenë kostot, edhe ato financiare!