Miratohen 9 500 pagat e para të luftës, lëvrimi nesër

Sot janë miratuar 9 500 pagat e para të luftës për bizneset e vogla që hyjnë në kategorinë që kanëmbyllur aktivitetin dhe nuk punoj në dot dhe deri në fund të javës do të miratohen 60 402 paga lufte.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama.

“Aplikimet bëhen në faqen online të tatimeve, pastaj bëhet verifikimi, miratimi dhe lëvrimi. Lëvrimi i 9500 pagave të para të miratuara sot nis nesër dhe kështu vazhdon deri në fund të javës.”

Do përfitojnë nga kjo pagë edhe rrobaqepësitë e vogla në lagje, agjencitë turistike, servise makinash, llamarinistë, riparim pajisjesh elektroshtëpiake, fizioterapistë.

“Kjo kategori do të futen në kategorinë që do të përfitojnë nga zgjerimi i paketës pas datës 15 prill.” deklaroi Rama.

Edhe qeveria eshte ne nevoje- Ndihma ekonomike që është dyfishi është shpërndarë.

“Po riorganizojmë atë pjesë që janë me kushte specifike, brenda kategorive të ndihmës ekonomike për ti dhënë ndihma ushqimore. Nuk do të lëmë as ata që janë në çadra dhe askënd që është realisht në nevojë, por ama në nevojë sot është dhe qeveria shqiptare për të përballuar dallgët e mëdha që solli kjo luftë duke kërcënuar qëndrueshmërinë e shtëpisë tonë. Ne do e përballojmë të jeni të sigurtë” u shpreh Rama.

SHKARKO APP