Miratohen komisionet e reja të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ja përbërja e tyre

Këshilli i ri Bashkiak i Tiranës ka nisur të funksionojë në mënyrë të plotë. Kjo jo vetëm në aspektin e marrjes së vendimeve në funksion të qytetarëve, por edhe në ngritjen e të gjitha strukturave të brendshme të tij. Kështu, në mbledhje e djeshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës u miratua dhe vendimi për ngritjen e komisioneve të përhershme dhe përbërjen e tyre. Sipas këtij vendimi në total pranë Këshillit Bashkiak të Tiranës do të funksionojnë 14 komisione të përhershme që do të mbulojnë të gjitha fushat e përgjegjësisë, duke filluar që nga Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale, Komisioni i Financës dhe Buxhetit, Komisioni i Kulturës dhe i Turizmit, Komisioni për Sigurinë Publike dhe Emergjencave Civile apo edhe Komisioni i Veprimtarisë prodhuese dhe Sipërmarrjes. Një risi në strukturën e komisioneve të përhershme për këtë mandat është edhe krijimi i një komisioni të përhershëm për teknologjinë dhe inovacionin, duke qene se Tirana eshte bere promotore e nismave smart city. Nje rendesi e veçante i eshte dhene edhe zhvillimit rural, qe do te kete nje komision me vete ne keshill. Komisionet e përhershme të këshillit përbëhen nga jo më pak se 5 anëtar, por jo më shumë se 9 anëtar. Ndërkohë që me kërkesë të kryetarit të komisionit të përhershëm mund të ngrihen nënkomisione për çështje ose detyra të caktuara, që lidhen me veprimtarinë e komisionit.

Komisionet e miratuara dhe përbërja e tyre

KOMISIONI FINANCËS DHE BUXHETIT

Swiss Digital Desktop Reklama

Adrian Civici
Ervin Mete
Aida Llazani
Vjollca Braho
Oltion Rrumbullaku
Bora Panajoti
Egert Vargu

Swiss Digital Mobile Reklama

KOMISIONI KULTURËS, TURIZMIT DHE TRASHËGIMISË KULTURORE

Albert Nikolla
Arta Dollani
Aldrin Dalipi
Gazmend Paja
Klodiana Beshku

KOMISIONI ÇËSHTJEVE LIGJORE DHE DREJTËSISË SOCIALE

Eridian Salianji
Fabian Topollaj
Agim Kraja
Blerina Doracaj
Enis Hoxha
Genc Duka
Sara Shameti

KOMISIONI PËR SIGURINË PUBLIKE DHE EMERGJENCAT CIVILE

Julian Hodaj
Romina Kuko
Luan Bregasi
Besfort Lamallari
Teuta Vodo

KOMISIONI VEPRIMTARISË PRODHUESE DHE NXITJES SË SIPËRMARRJES

Etjen Xhafaj
Luan Bregasi
Ermira Gjeci
Bajram Shera
Oltion Rrumbullaku

KOMISIONI SHËNDETËSISË DHE MUNDËSIVE TË BARABARTA

Bardhylka Kospiri
Orion Gliozheni
Mira Kapisuzi
Xheni Hatillari
Genta Mezini
Alketa Hila
Blerina Doracaj
Alketa Budurushi FRD

KOMISIONI MJEDISIT DHE ENERGJISË

Koli Bele
Ornela Cuci
Hantin Bonati
Katerina Marku
Gerta Pellumbi
Albina Nanaj

KOMISIONI PLANIFIKIMIT URBAN DHE STREHIMIT SOCIAL

Hantin Bonati
Sonila Qato
Joleza Koka
Naim Halili
Luiza Grazhdiani

KOMISIONI ÇËSHTJEVE RINORE DHE PUNËSIMIT

Dajna Sorensen
Glinxhet Madhi
Sara Shameti
Roy Bashaj
Maura Linadi

KOMISIONI SPORTIT DHE CILËSISË SË JETËS

Redi Jupi
Klodeta Dibra
Mira Kapisuzi
Xheni Hatillari
Genta Mezini

KOMISIONI BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Frida Krifca
Ermira Gjeci
Gerta Pellumbi
Bajram Shera

KOMISIONI EDUKIMIT DHE INFRASTRUKTURËS ARSIMORE

Klodeta Dibra
Redi Shtino
Plarent Ndreca
Artur Sula
Dorina Kuka
Oltion Rrumbullaku
Pertit Deskaj

KOMISIONI I MANDATEVE DHE RREGULLORES

Aida Llazani
Eridian Salianji
Koli Bele
Julian Hodaj
Alketa Budurushi

KOMISIONI TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT
Maura Linadi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?