Miratohen tarifat, tuneli i Llogorasë bëhet me pagesë

Kanë hyrë në fuqi tarifat për kalimin nga tuneli i Llogarasë. Sipas udhëzimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, pagesa do nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5 mijë lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për autoveturat tarifa e kalimit do të jetë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje.

Tarifat

100 lekë-Mjetemotorike me karakteristika motoçiklete, motorcikletë me tre rrota dhe katerçikletë.

Swiss Digital Desktop Reklama

250 lekë-Mjete motorike me dy boshte dhe lartësi <=1.30 m, e matur te boshti i pare (makina pasagjerësh, automjete të lehta shpërndarjeje).

Swiss Digital Mobile Reklama

500 lekë-Mjete motorike me më shumë se dy boshte dhe lartësi <=1.30 m, e matur te boshti i parë, (makina pasagjerësh me rimorkio ose karavan, automjete të lehta shpërndarjeje me rimorkio ose karavan.

1000 lekë-Mjete motorike me dy ose tre boshte dhe lartësi >1.30 m, e matur te boshti i pare, përfshirë autobuzë, kamionë dhe mjete të ngjashme me rimorkio.

5000 lekë-Klasa IV;Mjete motorike me katër ose me shumë boshte dhe lartësi >1.30 m, e matur te boshti i parë, përfshirë autobuzë dhe kamione me shumë rimorkio.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?