Miratohet buxheti i Bashkisë Durrës, të djathtët braktisën sallën
Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar në mbledhjen e kësaj të hënë buxhetin për vitin 2017 vetëm me votat e këshilltarëve të mazhorancës.
Në këtë votim, këshilltarët e djathtë braktisën sallën, duke mos marrë pjesë në të. Ata u larguan me pretendimin se nuk ju dha fjala.
Në mbledhjen e datës 28 dhjetor, të karakterizuar nga debate e tensione të forta mes këshilltarëve të opozitës dhe kryebashkiakut Vangjush Dako, projektbuxhetin e vitit 2017 u rrëzua. Kundërshtimit të buxhetit nga këshilltarët e djathtë, atëherë iu bashkua edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila kërkoi kohë për të konsultuar buxhetin e paraqitur për miratim.

