Miratohet neni që lejon martesat gay në Shqipëri?

Komisioni për reformën në drejtësi duket se ka kaluar edhe një nen, që iu hap rrugën martesave gay.

Kjo gjë bëhet me dije nga ana e deputetes së PDIU, Mesila Doda.

“Në heshtje, fare pa u ndjerë kaloi lajmi që Komisioni i posaçëm për Reformën aprovoi nenin që ndryshonte nenin 18 të Kushtetutës, pika 2, i cili ndryshohet si vijon:

Swiss Digital Desktop Reklama

Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore, origjina sociale, lindja, aftësia e kufizuar, përkatësia shoqërore, prindërore ose të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në paragrafin e mësipërm janë shtuar togfjalshat orientimi seksual dhe identiteti gjinor.

Futja e këtyre togfjalshave çel rrugën për goditjen dhe rrëzimin e menjëhershëm të nenit 7 të Kodit të Familjes, i cili parashikon se “Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje”. Ky nen nuk ka asnjë lidhje e asnjë arsye të futet si mish i huaj bashkë me paketën Kushtetuese për Drejtësinë.

Të përmirsojme sistemin e drejtësisë, Po. Të godasim strukturën tonë shoqërore, JO.

Unë i bëj thirrje çdo kolegu të kundërshtojë aprovimin e një neni të tillë që godet thelbin e sistemit tonë shoqëror. Asnjë reformë apo ndryshim në emër të së cilës fshihet një deviacion i tillë i familjes nuk mund të gjej përkrahjen e deputetëve dhe cilitdo burri, gruaje, vajze a djali që kërkojnë një jetë në respekt të ligjeve natyrore e atyre hyjnore. Unë nuk e votoj një nen të tillë. Le të bashkohemi të gjithë për ti thënë jo këti atentati kundër familjes”, shkruan deputetja Doda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?