Miratohet projektligji për kanabisin mjekësor! Ministrja: Sanksione për ata që shkelin kushtet e licencave

Këtë të premte, Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për kanabisin për përdorim mjekësor. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se do të ngrihet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit.

“Nga këshillimi kombëtar, 61% e qytetarëve u shprehën pro. Ka filluar puna nga disa ministri. Ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën sesi do iniciohet procesi. Qëllimi është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit.

Aspekte kryesore lidhen me aspekte rregullatorë që i përkasin nga momenti i kultivimit dhe eksporti i sigurt dhe i kontrolluar. Ka një element të veçantë, aspekti rregullator përcakton edhe institucionet që do merren me kontrollin e përpunimit dhe prodhimit të produkteve për qëllime mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krijohet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit. Janë parashikuar të gjitha kushtet për aspektet e dhënies së licencave dhe lejeve me kritere të përcaktuara dhe konsultuara dhe mirëoganizuara. Kemi patur gjithë vëmendjen e duhur për të gjithë praktikat më të mira në botë”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?