Mirela Bogdani: Kaloj në opozitë me shkatërruesit e Tiranës
Mirela Bogdani ka bërë një deklaratë të fortë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Bogdani është një nga intelektualët me të spikatura të kryeqytetit, e diplomuar në Tiranë dhe me master e doktaraturë në Londër, shqiptaro-britanike, ajo është kthyer në Shqipëri me mision për një shoqeri të lirë demokratike. Mirela Bogdani përfaqëson FRD e zotit Topi në këshillin bashkiak.
Deklarata u bë disa minuta pasi këshilltarët e opozitës në Këshillin bashkiak të Tiranës braktisën mbledhjen pas debatit me kryebashkiakun Erion Veliaj. Ata kanë denoncuar faktin që në çështjen e truallit të Teatrit u shmang Këshilli bashkiak dhe u bë një ligj i posaçëm.
Bogdani tha se “në vend që të mendohet për të ruajtur edhe atë pak qëndër historike që i ka mbetur Tiranës, për të restauruar kalatë e shumta të Tiranës të kthyera në qebaptore, e tërë vëmendja përqëndrohet për të ndërtuar sa më shulla kulla dhe hedhur sa më shumë beton. Unë nuk mund të vazhdoj të jem më pjesë e këtij koalicioni të majtë për shkak të forcës politike që unë kam përfaqësuar dhe nuk e konsideroj më veten pjesë të koalicionit të majtë, por në opozitë me të.”




OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Në foto: Mirela Bogdani
KOHA JONË SONDAZH

