Mirësia e njerëzve si Lorenc Goga dhe Saimir Tahiri për Leon e vogël me 7 operacione

 

Thirrja e mediave për të ndihmuar një djalë 7 vjeçar me 7 operacione në trup që të kontribuojnë për operacionin e tij të fundit me shifrën 40 mijë euro që i kanë kërkuar për ta shëruar jashtë shtetit, ka bërë që shumë njerëz të ndihmojmë sipas mundësive të tyre. Por në veçanti, deri në këto momente, në shumat më të mëdha të dhuruara për këtë fëmijë janë Lorenc Goga, një djalë 30 vjeçar, administrator në një biznes italian, si dhe familja e ministrit Saimir Tahiri.

Leart Hasanllari është vetëm 7 vjeç. Ai vuan nga “osteogenesis imperfecta”, një anomali që ka të bëjë me deformimin e kockave të këmbëve. Është operuar 7 herë, aq sa vite ka jetuar deri tani e nëse nuk ndërhyhet sa më shpejt në operacionin final, i cili do të kryhet në Greqi, Leo rrezikon të mbetet i paralizuar përgjithmonë. Data e operacionit është vendosur me 10 gusht dhe kostoja e tij është 40 mijë euro, një shifër kjo e papërballueshme nga familja e Leos.

Ndihmojeni të kthehet në jetë si fëmijë normal si bashkëmoshatarët e tij !

SHKARKO APP