Mishi me salmonelë a përbën rrezik? Panariti: Jo, nëse vjen nga stabilimente të certifikuara nga BE

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ftuar në emisionin “Alert” në News24 ka folur për mishin e importit, a është aq i rrezikshëm sa perceptohet nga publiku? Panariti i referohet urdhrit nr 131, të datë 4 prill 2017, në kohën kur ishte ministër i Bujqësisë dhe urdhëroi pezullimin e importit të ngarkesave ushqimore më origjinë shtazore nga Brazili.

Panariti sqaroi në studio se nuk përmendeshin problematikat e salmonelës SPP dhe mishi i ardhur nga Brazili u mbajt i bllokuar pasi kishte marrë sugjerim nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA).

Përsa i përket salmonelës, ish ministri Panariti tha se ka disa lloje salmonelash dhe ato që përbëjnë rrezik për konsumatorin janë identifikuar vetëm dy, Tifomurium dhe Salmonela Enteritidis në mishin e shpendëve. Por, ish ministri Panariti e hedh poshtë rrezikshmërinë e mishit me salmonelë SPP nëse vjen nga stabilimente të certifikuara nga BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai thekson se Salmonela SPP nuk saktësohet në asnjë vend si rrezik për konsumatorin në produkt të pagatuar, që do të thotë se, edhe nëse ky bakter gjendet në ngarkesa mishi importi, në produktin fundor, të gatuar plotësisht nuk ekziston më, pasi gjatë përpunimit termik dhe në nxehtësi mbi 70 gradë, zhduket.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?