“Misioni i këshillit s’ka mbaruar”. Ambasadori britanik: Puna e Reformës Zgjedhore duhet të përfundojë

Duncan Norman, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka qenë aktiv për të inkurajuar palët në realizimin e Reformës Zgjedhore.

Në një intervistë për Top Channel ai thotë se këshilli politik, i kësaj reforme nuk e ka përfunduar ende misionin dhe duhet ti rikthehet punës. Ambasadorin Norman e intervistoi gazetari Muhamed Veliu.

Muhamed Veliu: Zoti Ambasador cili është vlerësimi juaj për punën e bërë deri më tani me Reformën Zgjedhore?

Ambasadori Norman: Mendoj se pati në fillim të mirë. Ishte nga ato çështjet kur për herë të parë të gjitha partinë bisedonin bashkërisht duke i bashkuar ato. Progresi është i qëndrueshëm dhe pati ecje përpara. Por fatkeqësisht situata më Coronavirus bëri që gjërat të ndalonin pikërisht atëherë kur ishte bërë gjysma e punës. Ajo që duhet të ndodhë është përfundimi kësaj pune dhe reforma të përfundojë e kështu Shqipëria të avancojë mëtej.

Muhamed Veliu: Ju dhe kolegët tuaj ambasadorë po bëni një presion pozitiv tek partitë politike në Shqipëri për këtë reformë. Çfarë i keni kërkuar konkretisht atyre?

Ambasadori Norman: Kërkesa është e thjeshtë. Ne duam të shikojmë këtë reformë të përfunduar dhe të zbatueshme sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Kjo është gjëja e parë e kësaj pakete. Ne dëshirojmë përfundimin e reformës me qëllimin final zbatimin në zgjedhjet e ardhshme vitin tjetër.

Muhamed Veliu: Ambasador cila është pikëpamja juaj për këshillin politik të kësaj reforme, a e ka përfunduar misionin apo është e nevojshme të vijojë puna e bërë deri më tani?

Ambasadori Norman: Në këndvështrimin tim puna e askujt nuk ka përfunduar për aq koha sa kjo reformë në vetvete nuk ka përfunduar. Ka vend ende për rrolin e rëndësishëm të partive politike në të gjithë këtë pasi reforma zgjedhore kërkon gjithë-përfshirje deri në përfundimin e saj, në mënyrë që të kemi zgjedhje të suksesshme në Shqipëri vitin që vjen.

Muhamed Veliu: Nga këndvështrimi juaj cilat janë problemet më madhore që po ndeshet kjo reformë?

Ambasadori Norman: Problemi është koha dhe është një problem real pasi vitin që vjen mbahen zgjedhje, keni edhe procesin e zgjerimit me BE që ka rëndësi parësore për Shqipërinë. Duam të shikojmë që partitë politike shqiptare vendosin në plan të dytë interesat e duke dhe vendosin në plan të parë interesin e Shqipërisë duke finalizuar këtë reformë, duke patur zgjedhje të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse vitin që vjen sikurse Shqipëria të hedh hapin e radhës drejt BE.

Muhamed Veliu: A mendoni se ekzistojnë të gjitha kushtet e nevojshme për komisionin parlamentar në pasjen e një drafti final për këtë reformë dhe çuar në parlament, deri në Qershor ku përfundon mandati këtij komisioni?

Ambasadori Norman: E gjitha lidhet me vullnetin politik. Gjatë këtyre katër viteve që unë jam në Shqipëri kam parë se kur partitë politike në mënyrë të vërtetë duan të bëjnë diçka është e jashtëzakonshme ajo që arrihet. Tani është koha që partitë politike të vendosin interesin kombëtarë në plan të parë duke përfunduar një set reformash në kohë.

SHKARKO APP