Misioni në Letoni i efektives Hasanaj, i parë jashtë vendit

Në kuadër të 10 vjetorit të Shqipërisë në NATO, Ministria e Mbrojtjes publikoi videon mbi efektivët në misionin që po kryejnë efektivët shqiptarë në Letoni në kuadër të NATO-s. Ata vetë tregojnë për punën e tyre.

“Është hera e parë që kontribuoj në misionet jashtë vendit.Bëj pastrimin e zonave nga municionet e paplasuera. Gëzuar Shqipëri 10 vjetorin në NATO”,-thotë Zarife Hasanaj.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku, njoftoi sot paradite se efektivja që humbi jetën nga shpërthimi i një mine është nëntetare Zarife Muharrem Hasanaj, 27-vjeç, kurse dy kolegët e plagosur janë: Major Klodian Nikolla Tanushi dhe rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?