Misteri i 42-vjeçarit të dh*nuar. I ngacmoi të dashurën, autori i la takim me adresën e saj

42-vjeçari Rigels Kaso nga Bilishti, ditën e hënë, 15 korrik, u gjet i shtrirë në rrugët e Tiranës, pasi ishte dhunuar në mënyrë barbare. Autori është identifikuar si Bajram Gjeleshi. Dyshohet se motivi i konfliktit me Kason ishin disa mesazhe që ai i kishte dërguar bashkëjetueses së tij në rrjetet sociale.

Sipas ”Top Channel”, pasi ka lexuar këto mesazhe, Gjeleshi nga profili i bashkëjetueses e ka ftuar 42 vjeçarin për tu takuar pranë pallatit ku jetonte në rrugën në rrugën “Sokrat Miho”. Duke menduar se do të takonte gruan me të cilën po fliste në rrjetet sociale, ai shkoi në adresën e dhënë ku u përball me bashkëjetuesin e saj i cili e dhunoi me grushte.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës më datën 15 korrik dhe ai u gjet nga kalimtarët në mëngjes të cilët njoftuan ambulancën. 42-vjeçari ndodhet në spitalin e traumës duke luftuar për jetën dhe nuk ka mundur dot të deponojë para policisë. Burbuqe Kaso, nusja e xhaxhait të Rigelsit, ka thënë se e njihte prej 36 vitesh dhe për të ishte djalë i mirë.

Rigels Kaso për një kohë të gjatë ka punuar në klubin e futbollit Devolli, madje ka përfunduar disa kurse pranë sektorit të garave në FSHF përfshirë këtu edhe atë të analistit. Paralelisht, Kaso ushtronte një aktivitet privat në qytetin e Bilishtit, kryesisht me riparime televizorësh dhe kamerash sigurie.

SHKARKO APP