Misteri, i riu përfundon në spital pasi qëllohet me armë. Ja ku ka ndodhur
Aktualitet E Martë, 13 Korrik 2021 03:38
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.
Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se rreth orës 13:10, në Spitalin Rajonal Fier është sjellë nga familjarët 32-vjeçari me inicialet A. K., banues në lagjen “Sheq i Vogël”, Fier.
Ai dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij.
32-vjeçari i plagosur ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

