“Misteri” nën varrin e Skënderbeut
Bashkia e Lezhës do të kërkojë që ky objekt misterioz, në thellësinë 2.4 metra poshtë dyshemesë së katedrales së “Shën Nikollit”, ku ndodhet edhe vendvarrimi i Heroit Tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeu të hapet për vizitorët.
Struktura dhe teknika e lartë me të cilën është punuar, ka ngritur hipotezën se bëhet fjalë për një sarkofag, por analizat dhe studimet e thelluara kanë munguar. “Do i hiqet pjesa e sipërme plotësisht, dy pjesë betoni që ndodhen poshtë dhe mbajnë dhomën të fshehtë edhe pjesa soletës që është sipër. Do ti bëhet hidroizolimi sepse dhoma ka një thellësi 2.4 metra”,-Paulin Zefi.
Specialisti i Trashegimise Kulturore, thotë se hapja e këtij objekti të mbuluar nga tisi i misterit do të sillte rritje të vizitorëve pranë Memorialit të Heroit tonë Kombëtar, tashmë të rikonstruktuar. “Pasi të ndërhyhet aty dhe të mbulohet me xham do jetë një mrekulli”. Kapaku në mes të katedrales së Shën Nikollit nuk hapej prej vitesh duke mbajtur të fshehur edhe pjesë të historisë.
KOHA JONË SONDAZH

