Mjedisi: Në gusht 16 zjarre, të gjithë të qëllimshëm

Edhe pse ditët e nxehta kanë kaluar dhe temperaturat po ulen, zjarret janë shtuar. Së fundmi në Shëngjin, malet janë djegur, ku ende disa vatra nuk janë shuar. Muaji gusht raportohet se ka pasur numrin më të madh të zjarreve të rëna në pyjet dhe kullotatat e vendit. Si total gjatë gjithë vitit janë djegur 450 hektarë pyje e kullota.

Lidhur me këtë situatë, Inspektoriati i Mjedistit dhe Pyjeve ka evidentuar 16 raste zjarresh për gushtin dhe gati të gjithë kanë qenë të qëllimshëm.

Ai shprehet se: “Arsyet që çojnë tek këto zjarrvënie të qëllimshme janë nga më të ndryshme, që nga konfliktet e pronësisë; tek fondi pyjor, ku nga ndërhyrjet e ndryshme mund të bëhet një zjarrvënie; deri tek ndryshimi i fondit nga pyjor në fond kryesor, për ta përdorur fshatarët për blegtori”, deklaron Ergys Agasi, drejtor i Inspektoriatit të Mjedisit.

Swiss Digital Desktop Reklama

M ndarjen e re territoriale, pyjet dhe kullotat kanë kaluar në adminisitrim të bashkive, ndërkohë që Inspektoriati i Mejdistit dhe Pyjeve bën monitorimin në terren dhe koordinon punën e institucioneve në raste zjarresh.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me moratoriumin ka kaluar edhe ligji që i gjithë administrimi i fondit nga Ministria e Mjedisit i kalon pushtetit lokal. Pra, të gjitha bashkitë kanë menaxhim 100 për qind të plotë të fondit pyjor. Ajo që i takon Inspektoriatit është monitorimi i këtyre zonave”, shton Agasi.

Inspektoriati vlerëson se bashkëpunimi mes institucioneve ka qenë i mirë dhe administrimi i zjarrfikësve nga bashkitë ka rritur anagzhimin e pushtetit vendor për parandalimin e zjarreve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?