“Mjekë për Shqipërinë”, një proces që vlerëson meritokracinë dhe transparencën

Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se “Manjola dhe Jorida janë dy mjeke të reja 👩‍⚕️👩‍⚕️ që kanë aplikuar në portalin “Mjekë për Shqipërinë”, një proces që vlerëson meritokracinë dhe transparencën. Është inkurajuese të shohim profesionistë të rinj që i bashkohen sistemit tonë shëndetësor me integritet dhe përkushtim.
Përgjatë periudhës janar-shtator 2024, nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë” u punësuan 200 mjekë, nga të cilët 191 kanë nisur punën në institucionet shëndetësore publike si spitale rajonale, bashkiake dhe qendra shëndetësore, ndërsa 9 në spitalet universitare. Ky është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend, duke garantuar që profesionistët e kualifikuar të kontribuojnë në kujdesin për pacientët.

SHKARKO APP