FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mjekësia dhe Inxhinieria nuk hapen prej tërmetit, mësimi fillon vitin tjetër

Për shkak të gjendjes të jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, u dëmtuan edhe disa institucione arsimore.

Një prej tyre është edhe Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës ku në të 5 katet e tij, situata është e njëjtë, e rrezikshme për studentët e këtij Fakulteti. Edhe auditoret nuk janë gati për nisjen e procesit mësimor.

Ndaj procesi mësimor do të fillojë më datë 6 janar, ndërsa në fakultetet e tjera të Universitetit Politeknik të Tiranës mësimi nis më datë 16 dhjetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëmet në Fakultetin e Inxhinierisë u shkaktuan që me tërmetin e shtatorit, nga ku u nënshkrua një kontratë riparimi më 23 tetor në vlerë rreth 3 milionë lekë. Por rikonstruksioni nuk zgjati as një muaj, pasi ndërtesa  u kthye në gjendjen e mëparshme, ku u vlerësua e rrezikshme për nisjen e mësimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësimi u ndërpre përgjatë gjithë muajit dhjetor edhe në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës, si pasojë e gjendjes të rëndë të ambienteve në këtë institucion. Rektori Arben Gjata vendosi rifillimin e procesit mësimor më 6 janar. Ndërsa, kujtojmë se studentët e Universitetit të Tiranës kanë nisur mësimin më 10 dhjetor, si dhe po diskutohet për kur do të zëvendësohen orët e pazhvilluara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?