Mjekësia redukton kuotat – 10% më pak studentë në Stomatologji dhe Fizioterapi

Universiteti Mjekësor i Tiranës do të  pranojë më pak studentë për vitin e ardhëm akademik. Senati i këtij universiteti ka miratuar kuotat e pranimit për nivelin  e parë dhe të dytë të studimeve  ku gjithsej rezultojnë të jenë  1239 nga 1356 kuota që ishin në vitin e kaluar. Sipas vendimit të Senatit të Universitetit të Mjekësisë i publikuar tashmë, ajo që vihet re është se shkurtimi i kuotave  prek vetëm degën e fizioterapisë, stomatologjisë, teknikë imazherie, teknikë laboratori dhe Logopedi ndërkohë që  degët e tjera pothuajse kanë të njëjtin numër kuotash sikurse një vit më parë .

Në vendim janë shpallur edhe kriteret për fituesit të cilët ndryshe nga viti 2018, ku 40% e peshës së vlerësimit jepej nga mesatarja e gjimnazit, këtë herë do ti jepet  notës së provimeve të maturës shtetërore dhe vetëm 10% të peshës së pikëve do të përfitojnë kandidatët nga mesatarja e gjimnazit.

Cikli i dytë i studimeve master  ofron dhe numrin më të lartë të kuotave   kryesisht në degët Mjekësi e përgjithshme  farmaci dhe stomatologji ndërsa në  bachelor me  numrin më të lartë të kuotave të pranimit rezulton dega e Infermierisë së Përgjithshme me 277 kuota gjithsej .

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?